Formula 1/ 'Krisen' marrëdhëniet, Verstappen sulmon Russellin: Ka humbur respektin tim

Sport
Formula 1/ 'Krisen' marrëdhëniet, Verstappen sulmon

Katër herë kampioni i botës në Formula 1, holandezi i Red Bull, Max Verstappen fitoi garën e fundit, atë për Çmimin e Madh të Katarit; kjo një javë pasi siguroi titullin kampion për pilotë në këtë sezon.

Verstappen foli për atë që ndodhi në kualifikueset në 'Lusail' me episodin që e pa atë të përfshirë me britanikun e Mercedes, George Russell.

"Ai ka humbur respektin tim, ai sillet kaq bukur para kamerave dhe më pas te Komisarët e pistës është një person tjetër”. Russell u kishte vënë në dukje Komisarëve të pistës se Max kishte ngadalësuar në Q3, duke penguar kështu xhiron e tij të nisjes.

Më pas erdhi penalizimi "për ecje të panevojshme të ngadaltë" e cila ia hoqi nisjen nga vendi i parë Red Bullit, duke ia dhënë Russell, që u nisi në 'pole-position'.

"Nuk mund ta pranoj. Ai bëri gjithçka që të më penalizonte. Nuk kisha parë kurrë një sjellje të tillë nga një koleg", shtoi Verstappen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion