Dy të dënuar përjetë, "ushtarët" e Laert Haxhiut kërkojnë pafajësi në Gjykatën e Lartë

Aktualitet

Dy të dënuar përjetë, "ushtarët" e Laert

Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi, të dënuar përjetë nga Gjykata e Posaçme, si autorë të “masakrës së Lushnjës”, ku u vranë dy vetë e plagosën dy të tjerë, kërkojnë pafajësi në Gjykatën e Lartë. Në këtë gjykatë Bilbili e Kaloshi kërkojnë shfuqizim të vendimit të Gjykatës së Posaçme dhe Apelit që i mbyllën përjetë në qeli.

Gjykata ka regjistruar rekursin e tyre në 18 dhjetor, ndërsa ende nuk është caktuar një datë për seancën e parë.

Orges Bilbili e Anterio Kaloshi u fajësuan si anëtarë të një grupi kriminal të krijuar dhe drejtuar nga Laert Haxhiu, i arrestuar në Greqi në maj të këtij viti.

Sipas SPAK, ata ishin pjesë grupit kriminal që mbrëmjen e 11 tetorit 2017 në Lushnjë hapën zjarr drejt një grupi personash, me qëllim vrasjen e Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares.

Nga të shtënat mbetën të vrarë Zamir Lafiti e Jurgen Hoxha dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu e Bujar Turku. “Shënjestra” Shkurti i shpëtoi atentatit, pasi vetëm pak sekonda më parë ishte futur në një biznes pranë vendit të ngjarjes.

SPAK pretendon se grupi kriminal ishte krijuar nga Laert Haxhiu, i cili po gjykohet në një proces të veçuar në Gjykatën e Posçme.

Ndërkohë, pas deklarimeve të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, SPAK pretendon se ka dokumentuar 6 vrasje të kryera nga grupi kriminal i drejtuar nga Haxhiu. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion