Dy persona kanosën me armë e dhunuan pronarin e karburantit në Lezhë, njëri i kërkuar për vrasje

Aktualitet

Dy persona kanosën me armë e dhunuan pronarin e karburantit në

Dyshohet se kanosën me armë zjarri, pronarin e një karburanti, pasi e dhunuan në ambientet e biznesit të tij, për motive të dobëta, identifikohen 2 shtetasit dhe punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Pas kallëzimit të një 49-vjeçari, se në ambientet e karburantit që kishte në pronësi, në Mirditë, ishte dhunuar dhe kanosur me armë zjarri, nga 2 shtetas të cilët kishin refuzuar të paguanin për furnizimin e automjetit të tyre me karburant, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i veprimeve hetimore të shpejta, janë identifikuar autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit K. M. alias K. B., 29 vjeç dhe A. S., 28 vjeç, ky i fundit, aktualisht në kërkim nga Policia e Tiranës, për një tentativë për vrasje.

Me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve, po kryhen kontrolle intensive, si dhe po hetohet për të përcaktuar itinerarin e lëvizjes së automjetit të këtyre 2 shtetasve, pas largimit nga karburanti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion