Dy eurodeputetë italianë "protestë" para burgut të Durrësit: Forca Erion!

Dy eurodeputetë italianë Lorenzo Grassini dhe Roberto Berardi kanë shkuar në Durrës për të takuar kryebashkiakun Erion Veliaj por nuk janë lejuar.
"Forca Erion", ky ka qenë mesazhi që ata kanë dhënë jashtë ambienteve të burgut.
Po ashtu më tej ata shprehen se qëndrojnë krah tij në këto momente dhe ndihen të keqardhur për arsyen se pse Veliaj po qëndron në burg.
"Shprehim keqardhjen tonë më të thellë që nuk patëm mundësinë të vizitojmë në burg kryebashkiakun Erion Veliajin, arrestuar me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Megjithatë, dëshirojmë t’i përcjellim atij dashurinë dhe mbështetjen tonë të sinqertë së bashku me të gjithë familjen e Forza Italia, me shpresën që ai të ndihet i mbështetur në këtë moment të vështirë. Forca Erion", shprehen ata.


