Detaje/ E vrau partneri? Çfarë dihet për vdekjen e së resë në Tiranë!

Aktualitet

Detaje/ E vrau partneri? Çfarë dihet për vdekjen e së

Një 30 vjeçare e huaj është gjetur e pajetë sot në një banesë që e kishte marrë me qira në Tiranë. Policia bëri me dije më herët se në trupin e saj janë gjetur plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.

Raportohet se kanë qenë pronarët e banesës ata të cilët kanë njoftuar blutë. E reja jetonte aty prej 10 ditësh, bashkë me partnerin e saj.

Sipas të dhënave paraprake ende nuk dihet nga janë me origjinë, por nga tiparet dyshohet se janë nga Lindja e Mesme, sipas Klan. Pronarja e banesës u ka kërkuar kartën ID, por fillimisht i kanë thënë që nuk i kishin. Kur ka shkuar në një moment të dytë për dokumentet, ata nuk i kanë hapur derën. Burri është në kërkim nga policia, ndërsa ka gjasa të jetë larguar nga Shqipëria.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion