Termet i fortë në Malit te Zi, lëkundjet e forta "shkundin" edhe Shqiperinë

Nje termet i forte eshte ndjere ne Tirane dhe ne pjesen tjeter te Shqiperise ne oren 4.06.06 minuta te mengjesit.

Lekundja ka qene e forte dhe zgjati disa minuta duke zgjuar shume qytetare nga gjumi.
Sipas IGJEUM, behet fjale per nje termet te forte prej 5.9 rihter.
Lekundja eshte lokalizuar ne zonen mes Malit te Zi dhe Bosnjes.

Fillimisht, IGJEUM raportoi me pas nje tjeter lekundje edhe me e forte, 6.1 rihter ne territorin e Bosnjes me magnitude 6.1 ne oren 4.6.11.
Edhe ESMC e lokalizon termetin ne te njejten zone nderkohe qe ende nuk ka perditesuar te dhenat ne lidhje me fuqine e lekundjes.
Megjithate te dhenat e perpunuara nga ESMC e vleresojne termetin 5.3 rihter dhe nderkohe saktesojne se termeti ka ndodhur ne thellesi nga siperfaqja e tokes prej 10 kilometer.

Mediat malazeze: Termeti zgjon qytetaret nga gjumi
Mediat malazeze raportan se një tërmet me fuqi rreth pesë gradë të shkallës Rihter ka tronditur territorin e Malit të Zi pak pas orës 16:00.
Një numër i madh qytetarësh kanë përshkruar në rrjetet sociale se i ka zgjuar tërmeti, shkruan Vijesti.
Instituti Sizmologjik nuk ka publikuar ende detaje rreth tërmetit, dhe vlerësimet nga faqet ndërkombëtare të tërmeteve janë se forca është midis 5.1 dhe 5.4 gradë.
Këta tërmete i përkasin grupit të fuqisë mesatare, të cilët mund të shkaktojnë dëme në objektet e ndërtuara dobët dhe që ndihen nga shumica e qytetarëve.