Durrës, makina me shpejtësi e drejtuar nga një vajzë, godet pemën, një mjet tjetër dhe "hyn" në pallat

Aktualitet

Durrës, makina me shpejtësi e drejtuar nga një vajzë, godet

Një automjet i drejtuar nga një e re i perfshi ne aksident teksa lëvizte me shpejtësi natën e kaluar në një nga rrugët kryesore të qytetit të Durrësit, te “Rruga e Dëshmorëve”, pranë rrethrrotullimit te Pallati i Sportit.

Paraprakisht, mesohet se drejtuesja e automjetit ka humbur kontrollin mbi mjetin për shkak të lëvizjes mbi normat e shpejtësisë.

Pas kalimit të rreth-rrotullimit, 22-vjeçarja ka dalë nga rruga dhe mjeti i drejtuar prej saj u përplas me një pemë, një automjet tjetër, si dhe një nga dyqanet buzë rrugës.

Mjeti ka përfunduar në hyrjen e një pallati, ndërkohë që shumë pranë ndodheshin dy persona, që fatmirësisht shpëtuan pa u dëmtuar.

ME TE LEXUARAT