"Autorët ishin dy persona me maska", Policia jep detaje për ngjarjen në Prishtinë

Policia e Kosoves dha nje perditesim te ri ne lidhje me ngjarjen e ndodhur mbreme ne Prishtine.
“Raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Informacioni i meparshem:
Një person ka vdekur pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë dhe një tjetër është plagosur.
Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme rreth orës 22:30 të martën Policia e Kosovës ka marrë informacion për të shtëna me armë zjarri ku dy persona mbetën të plagosur që u derguan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Njëri nga të plagosurit ndërroi jetë në QKUK. Ndërkohë është i identifikuar i dyshuari por vazhdon të jetë në arrati.


