Durrës, gruaja ngre në këmbë policinë: Bashkëshorti i zhdukur prej 2 ditësh

Aktualitet

Durrës, gruaja ngre në këmbë policinë:

Një grua 36-vjeçare ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, se bashkëshorti 37-vjeçar i është larguar nga banesa.

Gruaja tha në polici se bashkëshorti i është larguar nga banesa më datë 16.10.2024. Policia shprehet se po punohet për gjetjen e 37-vjeçarit.

“Më datë 17.10.2024, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasja E. G., 36 vjeçe, banues në Katund Sukth, Durrës, se më datë 16.10.2024, është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi Y. G., 37 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, njofton policia

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion