Kontrabandë dhe tregti në “Tik Tok” dhe “Instagram”, policia aksion në disa magazina në Tiranë dhe Durrës

Aktualitet

Kontrabandë dhe tregti në “Tik Tok” dhe

Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me policinë dhe Drejtorinë e Tatimeve, kanë nisur një aksion ndaj bizneseve që shesin artikuj kontrabandë, ose fshehin të ardhurat.

Burime bëjnë me dije se pas vendimit të gjykatës penale për kontrolle ndaj dhjetëra bizneseve në kryeqytet dhe Durrës janë ndaluar katër persona dhe disa të tjerë në kërkim.

Policia thotë se u ndaluan Fabio Demerxhiu, Kristian Kurti, Ylli Imeraj,  Marsel Velaj. Janë proceduar ne gjendje te lire shtetasit: Engli Demerxhiu, Ermonela Myslymi, Leonard Filja, Fationa Qypi, Artur Imeraj.

Në dosjen e Prokurorisë, me aksioni e emëruar “Hidden Money”, janë listuar emrat e bizneseve, të cilat tregëtonin përmes rrjeteve sociale,kryesisht Instagram e Tiktok, veshje, parfume dhe bizhuteri, pa deklaruar fitimin ose kontrabandë.

Kontrabandë dhe tregti në “Tik Tok” dhe

Është ushtruar kontroll në subjektin  “Ermonela Myslymi”, me emër tregtar “Silver Shop”, me dy adresa, në rrugën “Myslym Shyri” dhe 2 “Muhamet Gjollesha”, në Tiranë. Gjatë kontrollit është kryer inventari fizik i produkteve dhe është krahasuar me inventarin kontabël nga ku ka rezultuar një diferencë pozitive prej 5443 gram (pesë mijë e katërqind e dyzetë e tre), e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Është ushtruar kontroll në subjektin “Engli Demirxhiu”, me emër “Silver Shop”, me dy adresa të ushtrimit të aktivitetit 1. Rruga “Abdyl Frashëri” dhe 2. Qendra Tregtare “QTU”, Tiranë. Gjatë kontrollit është kryer inventari fizik i produkteve dhe është krahasuar me inventarin kontabël nga ku ka rezultuar një diferencë negative prej 5499 gram (pesë mijë e katërqind e nëntëdhjetë e nëntë) duke hedhur dyshime se janë kryer fshehje e te ardhurave.

Është shkuar në adresën e subjektit “Fabio Demerxhiu”, rruga “Balli Efendiu”, Krujë dhe nga shërbimet e policisë nuk është bërë e mundur gjetja e objektit apo vendndodhjes konkrete të këtij subjekti. Ai ka deklaruar se nuk ka dyqan fizik. Bizhuterite e importuara ai i ka shitur me fature tatimore dhe pjesën e mbetur prej 2300 gram (dy mijë e treqind) thotë se ja ka dhënë vëllait të tij, por nuk ka marrë akoma paratë duke e shitur këtë sasi pa kupon tatimor.

Kontrabandë dhe tregti në “Tik Tok” dhe

Është ushtruar kontroll në subjektin “Kristian Kurti”, me vend të ushtrimit të aktivitetit rruga Lluke Kacaj, në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur artikuj të ndryshëm të dyshuar kontrabandë dhe pa faturat përkatëse, të cilët u listuan dhe inventarizuan nga specialistët e administratës tatimore. Këta artikuj u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe për arsye të mungesës së kapaciteteve infrastrukturore të magazinimit.

Është ushtruar kontroll në subjektin “First Store”, me vend të ushtrimit të aktivitetit në Qendrën Tregtare Casa Italia, Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur artikuj të ndryshëm të dyshuar kontrabandë dhe pa faturat përkatëse, të cilët u listuan dhe inventarizuan nga specialistët e administratës tatimore.

Është ushtruar kontroll në subjektin “Marsel Velaj” “me adresë të ushtrimit të aktivitetit rruga “Pavarësia”, Lagjja nr. 13, Durrës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar produkte të ndryshme si portofola, mbajtëse çelësash, çanta dore, kapele, ora me mbishkrime të ndryshme, dylbi plastike, parfume dhe bizhuteri argjendi, për të cilat nevojitet të kryhen verifikime të tjera pasi dyshohet se një pjesë e tyre janë futur kontrabandë.

Është shkuar në adresën e subjektit “BUM.AL” me adresë të deklaruar të ushtrimit të aktivitetit rruga “Frederik Shiroka”.

Është ushtruar kontroll në subjektin “Fationa Qypi”, me adresë të ushtrimit të aktivitetit rruga “Aleksandër Goga”, Lagjja nr. 6, Durrës. Gjatë inventarit fizik ka rezultuar se gjendja fizike e mallit nuk rakordon me inventarin kontabël pasi del një diferencë negative në vlerën e 1 153 963 Lekë (një milion e njëqind e pesëdhjetë e tre mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e tre).

Është ushtruar kontroll në subjektin “Leonard Filja”, me adresë të ushtrimit të aktivitetit rruga “Selaudin Zorba”, Njësia Bashkiake nr. 4, Tiranë.

Ka filluar kontrolli në subjektin “Lux Moda Market” me adresë të ushtrimit të aktivitetit në rruga “Dibrës”, rruga “Bajram Curri”, rruga “Kavajes”, rruga “Nikolla Tupe” dhe rruga “Aleksandri i Madh” me emërtimet “Lux Moda Market” dhe “Lux Moda Intimo”.

Ka filluar kontrolli në subjektin “D.A.M shpk” me adresë të ushtrimit të aktivitetit rruga “5 Maji”, Ka filluar kontrolli në subjektin “I Shpejti” me numër NIPT “L71910012F”

"

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor "Hidden money".

Gjatë operacionit janë ndaluar 4 shtetas, janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas, si dhe po punohet për kapjen e 3 të tjerëve.

Janë zhvilluar dhe vazhdojnë të zhvillohen kontrolle në 13 subjekte të ndryshme në Tiranë, Krujë dhe Durrës, të cilat e kryenin aktivitetin e tyre kryesisht online, duke mos deklaruar shitjet në organet tatimore, si dhe duke futur mallra të dyshuara të kontabanduara, në RSh.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e krimeve ekonomiko-financiare, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Hidden money".

Gjatë operacionit:

- janë ndaluar shtetasit F. Xh., 28 vjeç, banues në Tiranë, K. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, Y. I., 45 vjeç, banues në Paskuqan, M. V., 32 vjeç, banues në Durrës;

- janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit E. D., 36 vjeç, banues në Tiranë, dhe E. M., 35 vjeçe, banuese në Tiranë;

Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasve L. F., 32 vjeç, banues në Kavajë, F. Q., 34 vjeçe, banuese në Durrës, dhe A. I., 47 vjeç, banues në Paskuqan.

Subjektet e lartpërmendura tregtonin mallra të ndryshme dhe kryenin aktivitetin e tyre kryesisht online, nëpërmjet rrjeteve sociale "Facebook", "Instagram" dhe "Tik-Tok", duke mos deklaruar shitjet në organet tatimore, si dhe duke futur produkte kontrabandë, në RSh.

Nga përllogaritjet e strukturave të Hetimit Tatimor janë analizuar dërgesat e postës për secilin subjekt, duke i ndarë në vite dhe më pas janë krahasuar me deklarimet e kryera nga çdo subjekt, dhe krahasuar deklarimet në tatime me deklarimet në postë, rezulton një diferencë totale prej 1 500 000 euro.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mallra të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, si dhe celularët e shtetasve të proceduar.

Materialet i kaluan Prokurorisë."

ME TE LEXUARAT