Dhunoi Klea Prengën, paraqitet në gjykatë Antonela Berisha, momenti kur futet në godinë

Aktualitet

Dhunoi Klea Prengën, paraqitet në gjykatë Antonela Berisha,

Është paraqitur sot në Gjykatën e Tiranës Antonela Berisha, e cila bashkë me motrën e saj akuzohen se dhunuan Klea Prengën. Ndaj tyre sot pritet të jepet masa e sigurisë.

Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat ishin shpallur në kërkim pasi dy muaj më parë dhunuan modelen Klea Prenga në një restorant në kryeqytet, duke e shpërfytyruar, u vetëdorëzuan në polici dy ditë më parë.

Klea Prenga kallëzoi motrat Berisha pas ngjarjes, teksa edhe nga pamjet e publikuara, e reja ka qenë duke konsumuar ushqim me disa shoqe ku shfaqen dy motrat të cilat e sulmuan.

Shkak i ngjarjes mësohet se kanë qenë dyshimet e Mariela Berishës se burri i saj e tradhtonte me 24-vjeçaren. Si shenjë hakmarrje dy motrat, kanë shkuar në restorantin në kryeqytet ku ndodhej Klea Prenga dhe e kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 6 gushtit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion