Durrës/ Dhu'nuan kamarierin pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Aktualitet

Durrës/ Dhu'nuan kamarierin pasi kërkoi pagën, arrest me
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor për dy personat që dhunuan kamerierin 18-vjeçar në Mal të Robit, Golem.

Njëri nga pronarët e hotelit Florian Habilaj dhe shoku i tij E. Dragoti, të arrestuar nga policia e Kavajës akuzohen nga prokuroria pir plagosje të rëndë me dashje.

Ndërkaq në orën 12:30 pritet të zhvillohet masa e sigurisë për Melson Nelën, xhaxhain e kamerierit, Genti Nela, që u kap me një kallashnikov dhe 3 karikatorë në automjet.

Sipas policisë, ai po shkonte të hakmerrej ndaj dhunës së ushtruar mbi nipin i cili u përfshi në konflikt për pagën me vëllezërit Habilaj, bashkëpronarë të hotelit.

Si ndodhi ngjarja:

Një konflikt për pagesën e punës përfundoi me dhunimin e një kamarieri 18-vjeçar dhe rrezikoi të përshkallëzohej në një përplasje me armë zjarri.

Sipas hetimeve paraprake, Genti Nela, 18 vjeç, i cili punonte si kamarier në një hotel në Malin e Robit, u dhunua pas një konflikti lidhur me pagesën.

Për ngjarjen janë arrestuar Florian Habilaj, 28 vjeç, dhe Enold Dragoti, 20 vjeç, ndërsa Arbër Habilaj, 36 vjeç, është shpallur në kërkim. Personat e dyshuar janë pjesëtarë të familjes së pronarit të hotelit ose persona të afërt me ta.

Pas dhunimit, 18-vjeçari u dërgua në Spitalin e Kavajës për të marrë ndihmë mjekësore.

Situata mori një tjetër kthesë kur xhaxhai i të riut, 47-vjeçari Melison Nela, mësoi për ngjarjen dhe, sipas policisë, u nis drejt hotelit i armatosur, me qëllim hakmarrjen.

Policia e ndaloi pranë hotelit dhe gjatë kontrollit në automjet i gjeti në një çantë një kallashnikov, 3 karikatorë dhe 84 fishekë luftarakë. Ai u arrestua për armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë, hetimet zbuluan se pas konfliktit vendngjarja ishte pastruar dhe kamerat e sigurisë ishin dëmtuar, pasi DVR-ja ishte hequr dhe kabllot ishin prerë.

Gjykata e Durrësit ka caktuar “arrest në burg” me afat 45 ditë për Florian Habilajn dhe Enold Dragotin, të dyshuar për plagosjen e rëndë me dashje. Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe rolin e personave të përfshirë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion