Mister në komisariatin e Vlorës/ Vd'es “befas në qeli” 32-vjeçari i arrestuar për vje'dhje, zbulohet identiteti

Aktualitet

Mister në komisariatin e Vlorës/ Vd'es “befas në
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Policisë së Vlorës, ku 32-vjeçari Enea Shparthi i arrestuar dy ditë më parë ka humbur jetën.

Ky shtetas është gjetur në gjendje të rënduar shëndetësore brenda dhomave të shoqërimit rreth orës 09:50.

Ndonëse është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal, mjekët kanë konfirmuar vdekjen e tij disa minuta më vonë, ku paraprakisht dyshohet për një arrest kardiak.

Prokuroria ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave.

Njoftimi:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 09:50, në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Vlorë, është konstatuar në gjendje të rënduar shëndetësore shtetasi i arrestuar E. Sh., 32 vjeç, banues në Vlorë.


Menjëherë është njoftuar shërbimi mjekësor dhe 32-vjeçari është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku, në orën 10:05, mjekët kanë konfirmuar se ky shtetas ka humbur jetën.

Paraprakisht dyshohet se 32-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Shtetasi E. Sh. ishte arrestuar në flagrancë më datë 29.08.2026, rreth orës 23:00, për veprën penale “Vjedhja”.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion