Aksidenti me një vik'timë dhe dy të lënduar në Kurbnesh, publikohet fotoja e 20-vjeçarit që humbi jetën (EMRI)

Aktualitet

Aksidenti me një vik'timë dhe dy të lënduar në
Ky është i riu Claudio Ndoj, i cili humbi jetën ditën e djeshme (30 gusht) si pasojë e aksidentit të rëndë të ndodhur në Kurbnesh të Mirditës.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh. Automjeti drejtohej nga Arli Kaçorri, rreth 20 vjeç, ndërsa në të ndodhej edhe Claudio Ndoj, po 20 vjeç dhe një 15-vjeçar.

Kaçorri dyshohet se humbi kontrollin e makinës. Si pasojë automjeti doli nga rruga duke përfunduar në greminë.

Fatkeqësisht, Ndoj ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi dhe pasagjeri i mitur u dërguan në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion