Durrës/ 4 persona tentuan të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshëm, arrestohet 34-vjeçarja që i ndihmoi

Aktualitet

Durrës/ 4 persona tentuan të kalojnë kufirin në

Policia e Durrësit njoftoi mëngjesin e sotëm se kanë arrestuar një 34-vjeçare, pasi tentoi të ndihmojë 4 shtetas të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme. Arrestimi u bë në portin e Durrësit.

Port – Durrës/ Goditet një rast tentative për kalim të paligjshëm të kufirit. Vihet në pranga një shtetase, e cila ndihmoi 4 shtetas me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, me dokumenta të falsifikuara.

Specialisët  e Pikës së Kalimit Kufitar Durrës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në DVP Durrës, si rezultat i kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasen E.B., 34 vjeçe  banuese në Durrës.

Shtetësia e mësipërme, mbrëmjen e djeshme është ndaluar në PKK Durrës, duke ndihmuar të kalojnë kufirin në mënyrë të kundraligjshme, me dokumenta të dyshuara të falsifikuara shtetasit V.Gj., 30, vjeçe, banuese në Durrës; M.Gj., 28 vjeç, banues në Durrës;M.M., 31 vjeç, banues në Tiranë dhe B.P., 30 vjeçe, banuese në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion