Vaksina anti- Covid, EMA njofton: Pfizer mund të qëndrojë në frigorifer për një muaj

EMA ka njoftuar së fundmi se vaksina kundër COVID-19 e Pfizer tani mund të ruhet në temperaturën e frigoriferit për shumë më tepër sesa rekomandohej më parë. Kjo agjenci bëri të ditur se shishkat e pahapura mund të mbahen në frigorifer për deri në një muaj, ndërsa aktualisht është vetëm 5 ditë.
Kujtojmë se nevoja për transport dhe ruajtje në temperatura shumë të ulëta ka qenë një nga disavantazhet kryesore të vaksinës së Pfizer.
SHBA tre muaj më parë, miratoi ruajtjen dhe transportimin e vaksinës Pfizer në temperatura standarde të ngrirjes prej -15 deri në -25C për deri në dy javë, në krahasim me midis -80 në -60C që kërkohej zakonisht. Ndërsa Kanadaja, në fillim të këtij muaji, autorizoi përdorimin e vaksinës Pfizer për fëmijët midis moshës 12 dhe 15 vjeç, duke u bërë vendi i parë që e bëri këtë për këtë grupmoshë.


