Përballja e parë pas 25 prillit, Gjykata Kushtetuese bashkon sot kryeministrin Rama dhe presidentin Ilir Meta

Politikë

Përballja e parë pas 25 prillit, Gjykata Kushtetuese bashkon sot

Gjykata Kushtetuese ka caktuar ditën e sotme përballjen e parë mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Çështja e ditës sot është mosmarrëveshja e kompetencave për dekretimin e ministrave. Kujtojmë se seanca ishte planifikuar të mbahej dy muaj më parë, por për shkak të infektimit me Covid të anëtarëve të gjykatës Kushtetuese u shty.

Rama pritet të kërkojë interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave. Kjo padi është depozituar nga Rama pas përplasjes me Metën për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj.

Kujtojmë se Meta në atë kohë refuzoi të dekretojë Cakajn i cili mbajti postin e ushtruesit të detyrës ndërsa ministër i jashtëm me dekret ishte vetë kryeministri Rama. Kjo është përballja e parë e dy liderve në gjykatë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion