Durim Bami kërkesë autoriteteve të Dubait: Mos më çoni në Shqipëri, duan të më vrasin
Lajmifundit
/
29 Tetor 2024, 12:47
Aktualitet

I shumëkërkuari nga SPAK, Durim Bami i ka kërkuar autoriteteve të Dubait që të mos e dorëzojnë në Shqipëri.
Raportohet se Bami u ka renditur autoriteteve në Emiratet e Bashkuara emrat e personave që sipas tij duan ta vrasin në Shqipëri. Këta emra i kërkuari i ka marrë prej dosjes Metamorfoza ku protagonistë të krimit të organizuar bënin plane ta eliminonin.
Bami u arrestua në Dubai teksa ishte nën shoqërinë e familjes si një i kërkuar prej SPAK.
“Më rrezikohet jeta. Unë nuk akuzohem për vrasje, ata që janë brenda apo në kërkim janë për vrasje”, ka pretenduar Durim Bami para autoriteteve të drejtësisë.


