“Dumani tani po bën thirrje për mandat të përjetshëm”, Meta letër nga burgu drejtuar protestuesve para SPAK
Një letër nga burgu e ish-presidentit Ilir Meta është lexuar këtë të premte në protestën e organizuar para SPAK nga Partia e Lirisë.
“Dumani nuk flet dot për aferën McGonigal se është vetë brenda aty. Ai bën thirrje e lutje për një mandat të përjetshëm pasi po përjeton makthin e shkeljes së Kushtetutës dhe ligjeve, të fabrikimeve dhe falsifikimeve të proceseve politike dhe pa asnjë prove ndaj drejtuesve të opozitës.
Ndaj edhe firmosi për rrëmbimin tim nga narkopolicia, me nxitim, me një ligj të shfuqizuar katër vite më parë dhe mashtroi para Gjykatës se arrestimi është bërë sipas ligjit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pas 5 vitesh hetime të turpshme dhe të manipuluara, të nisura nga vetë Dumani për një ccështje para 14 vjetësh, Meta dyshohet se favorizoi një biznesmen përmes ndryshimit të një ligji, amendamentet e të cilave i propozoi deputetja e Ramës. Njësoj si me ndërrimin e destinacionit të klubit Partizani ku firmosi Rama dhe u arrestua Berisha. Të mos ndalemi të denoncojmë Dumanin. Ai në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjin e ka shpërdoruar për qëllime politike pozitën aktuale pasi thelbi i vetë SPAK ishte pavarësia individuale e ccdo prokurori dhe jo shndërrimi në parti politike, bashkëqeverisëse”, ka shkrur Meta.