"Dumani do i vinte gjobë, por…", u kap sot në Spanjë, çfarë tha një ditë më parë Alda Nikolli për Leonard Luzin

Aktualitet

"Dumani do i vinte gjobë, por…", u kap sot në

Leonard Luzi, që akuzohet se organizoi një vit më parë vrasjen e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullasë në qytetin e Vlorës, u arrestua sot në Spanjë.

Emri i Luzit u përmend një ditë më parë nga Alda Nikolli, në një intervistë ekskluzive për Top Channel.

Me pretendimin se Nuredinin Dumani vijon aktivitetin kriminal brenda qelisë, Nikolli tha se i penduari i drejtësisë vendos gjoba nga qelia.

Sipas saj, Dumani “do t’i vendoste gjobë edhe Leonard Luzit”.

“Jo më larg se para ca ditësh i vuri gjobë Amarildo Nikollit 400 mijë euro, e ka detyruar të pranojë gjëra që si ka bërë me presion.

Do t’i vinte gjobë dhe Dakut, Leonard Luzit. Ai kështu jeton duke u vënë gjoba njerëzve sepse nuk ka lekë”, shprehet ajo.

ME TE LEXUARAT