Po transferohej në një burg tjetër, i riu shqiptar gëlltit 138 gramë kokainë
Lajmifundit
/
18 Korrik 2024, 10:48
Aktualitet

Një i burgosur ka marrë vëmendjen e mediave greke, pasi gardianët e burgut të Larisës në Greqi, kanë evidentuar se 28-vjeçari kishte gëlltitur plot 84 paketime kokainë.
I riu iu nënshtrua kontrollit të gardianëve të burgut, pasi po transferohej nga burgu i Koridhalos drejt atij të Larisës në Greqi.
Pasi janë nxjerrë paketimet e kokainës është zbuluar se ato peshonin rreth 138 gram.
Shqiptari 28-vjeçar është arrestuar dhe tashmë ndaj tij do të rëndojë edhe një akuzë tjetër.


