Olsa Muhameti largohet përfundimisht nga “Top Channel”, ja televizioni dhe programi i saj i ri

Showbiz

Olsa Muhameti largohet përfundimisht nga “Top Channel”, ja

Olsa Muhameti, autore prej disa vitesh e emisionit të dashurisë “Përputhen” nuk do të jetë më pjesë e "Top Channel".

Prej disa muajsh përflitet se Olsa Muhameti ishte larguar nga Top Channel, ndërsa sot Revista Class raporton se largimi i autores është i vërtetë. Olsa pas shumë vitesh karrierë nga Top Channel, do t’i bashkohet një tjetër televizioni, por në Kosovë.

Olsa do të jetë pjesë e “Klan Kosova”, ndërsa mësohet se do të jetë autore e “Big Brother VIP Kosova”.

BBVK realizon sezonin e tretë këtë vit dhe ka rezultuar shumë i suksesshëm. Gjithashtu ka aludime se Arbana Osmani do të jetë prezantuesja, edhe Luiz Ejlli është përfolur se do jetë pjesë e BBVK, si bashkë prezantues ose analist.

ME TE LEXUARAT