"Dukej si kukull", flet peshkatari që gjeti të mbytur vajzën 9-vjeçare në Shkodër

Aktualitet

"Dukej si kukull", flet peshkatari që gjeti të mbytur

Peshkatari Safet Hasani, i cili gjeti në lumin Buna trupin e pajetë vajzës 9-vjeçare, ka treguar shkurt se ka qenë duke peshkuar kur ka parë trupin e të miturës.

Ai ka deklaruar se e ka gjetur në ujë, në një zonë të pyllëzuar.

“Ishte atje poshtë në fund të pyllit. Isha duke gjuajtur për peshk, vetëm kur e pashë….”, tha peshkatari.

“Isha duke gjuajtur peshk me dritë të telefonit pashë diçka poshtë atje në thellësi rreth 1 metër ujë.

Nuk isha i sigurt se çfarë ishte, a ishte ndonjë kukull, ose njeri. Pasi e pashë me dritë telefoni rreth 10 minuta, atëherë njoftova Policinë.

Pasi e nxori Policia nga uji dhe aty konstatoi se ishte njeri. Që mbrëmë e deri në këto momente Policia ka qenë në vendngjarje. Ka qenë ora rreth 21:00, por telefonatën e kam bërë rreth 15-20 minuta me vonesë, sepse nuk e dija se çfarë ishte”, tha Hasani per euro news.

Vajza 9-vjeçare është vetëmbytur bashkë me nënë, motrën dhe vëllain, pas dhunës barbare që ushtronte babai i tyre, Erdgys Azarri.

ME TE LEXUARAT