Kanosi me thikë taksistin dhe i mori xhiron e ditës, policia neutralizon autorin në Tiranë

Aktualitet

Kanosi me thikë taksistin dhe i mori xhiron e ditës, policia

Një grabitje me kërcënim është shënuar pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Tiranë–Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, rreth orës 14:30, një person që po udhëtonte me taksi dyshohet se ka kërcënuar me mjet prerës drejtuesin e mjetit dhe i ka marrë një shumë parash si dhe një varëse.

Pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke lokalizuar dhe neutralizuar autorin e dyshuar, i cili është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacione paraprake

-Rreth orës 14:30, një shtetas, dyshohet se duke kanosur me mjet prerës, drejtuesin e taksisë me të cilën lëvizte në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, i ka vjedhur një shumë parash dhe një varëse.

Si rezultat i reagimit të shpejtë të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar është lokalizuar, neutralizuar dhe po shoqërohet në ambientet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, do të ketë njoftim të plotë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion