Dreka e Zelenskyt në Tiranë, shefi zbulon menunë që iu servir Presidentit

Aktualitet

Dreka e Zelenskyt në Tiranë, shefi zbulon menunë që iu

Pas përfundimit të Samitit Ukrainë-Europë Juglindore në Tiranë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, kryeministri Edi Rama, presidentja Vjosa Osmani dhe liderët e tjerë që ishin të pranishëm sot në Pallatin e Kongreseve drekuan në restorantin e njohur në kryeqytet “Padam”.

Shefi i restorantit, Fundim Gjepali, ka treguar se çfarë iu serviri liderëve, duke bërë me dije se ajo që i ofroi ishte një menu e lehtë, me gjëra shumë të freskëta, duke theksuar se vera shqiptare i pëlqeu shumë.

“Në ato momente nuk u lejonin as gazetarë, as fotografë, as video. Ishte shumë e rezervuar si drekë. Unë kisha një menu degustimi shumë të shkurtër. Pjata e parë ishte një kapaço viçi gjys e pjekur dhe pak e tymosur me perime dhe një salcë me djathë. Pjata e dytë ishte një shkurtëz kremozur me qiqra dhe një salcë me paprika. Pjata e tretë ishte një rizoto me qingj dhe shafranin e Dumresë. Pjata kryesore ishte një fileto viçi me tartuf vendi dhe një salcë me kakao. Ëmbëlsira ishte një musë me lajthi dhe oriz të thekruar. Vera ishte një verë shqiptare. I pëlqeu shumë, ishte një eksperiencë shumë e mirë për mua që pritëm një personazh të nivelit kaq të lartë”, tha ai, teksa më tej zbuloi se në fund të drekës, presidenti ukrainas shkoi e falënderoi.

“Shkoi shumë mirë, Presidenti më komplimentoi në fund të drekës, shkova e përshëndeta”, shtoi shefi, duke shtuar se kjo drekë u zhvillua në kushtet e sigurisë shumë të larta, ku para se lideri ukrainas të shkonte u kontrolluan të gjitha cepat e restorantit “Padam”.

Ndër të tjera, shefi Gjepali në “Opinion” tha se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, nuk mori pjesë në drekë, pavarësisht se emri i tij ishte në listë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion