Drejtori i Urgjencës Mjekësore: Pranvera e vitit 2022 do shënojë fundin e pandemisë

Aktualitet

Drejtori i Urgjencës Mjekësore: Pranvera e vitit 2022 do

Skënder Brataj, gjatë një interviste televizive në ABCNeës ka folur më gjatë për pandeminë në vend dhe pritshmëritë e tij për fundin e saj. Ai u shpreh optimist, ndërsa tha se pranvera e 2022 mund të jetë fundi i kësaj pandemie.

 “Mendoj që vera do të jetë e qetë për arsye të treguesve që kemi. Ne patëm një lockdoën të menjëhershëm në mars, ndërsa në qershor në mendoj që virusi ishte i dobët dhe ka infektuar shumë njerëz që e kanë kaluar shumë lehtë. Po ashtu unë mendoj që Shqipëria dhe shqiptarët mund të kenë kaluar Sars-Cov-1.

Nuk mund të flasim saktësisht, por gjithashtu mendoj që kjo verë do të jetë e qetë, do të kemi një dimër bashkëjetues me virusin, dhe besoj që pranvera e vitit tjetër mund të sjellë fundin e saj. Siç e shohim të paktën 400, 000 mijë qytetarë janë vaksinuar dhe mund të themi që jemi në një situatë të mirë të imunizimit”, tha Brataj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion