Dosja “Partizani”/ Argita dhe Jamarbër Malltezi kërkojnë heqjen e sekuestros mbi pasuritë

Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Argita dhe Jamarbër Malltezi

Argita dhe Jamarbër Malltezi, vajza dhe dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha kërkojnë lirimin nga sekuestroja të pasurive të tyre, të bllokuara për llogari të dosjes "Partizani".

Kërkesa penale me objekt "kthim sendi të sekuestruar" do të shqyrtohet nga trupa gjykuese e dosjes "Partizani", Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloi.

Në vitin 2023, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me kërkesë të SPAK, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 25 pasuri të paluajtshme në pronësi të tij dhe bashkëshortes, Argita Malltezi, mes tyre 6 llogari bankare.

Përveç apartamenteve dhe një vile, janë sekuestruar ndër të tjera dhe tre kompani, konkretisht në Homeplan shpk, ku Jamarbër Malltezi ka 45% të aksioneve, Magnet IMO shpk ku ka 100% të aksioneve dhe Magnet Gym and Fit, ku ka 60% të aksioneve.

ME TE LEXUARAT