Dosja e grupit të Suel Çelës "në pazar", SPAK: Mos publikoni detaje nga hetimet, personat e përmendur do vriten me njëri-tjetrin!

Aktualitet

Dosja e grupit të Suel Çelës "në pazar", SPAK:

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga mediat dhe aktorët e tjerë publikë që të mos publikojnë detaje nga dosja kundër grupit kriminal të Suel Çelës, i goditur së fundmi nga SPAK, por ku janë përfshirë veç anëtarëve të bandës edhe gazetarë e ish-zyrtarë të drejtësisë.

Organi i akuzës bën me dije se Gjykata e Posaçme ka ndaluar publikimin e akteve hetimore të dosjes, sepse çdo publikim i paautorizuar jo vetëm dëmton procesin hetimor, por krijon pasoja të rënda për sigurinë e palëve të përfshira dhe integritetin e procesit hetimor.

Pra, SPAK nënkupton se nga bisedat dhe planet për vrasjen e personave të caktuar që bëhen mes anëtarëve të grupit kriminal të Suel Çelës, gazetarëve të akuzuar dhe ish-zyrtarëve të drejtësisë e Policisë, mund të nxisin hakmarrje nga persona të tjerë.

Prokuroria e Posaçme sqaron se pas dhënies dhe marrjes së kopjeve të këtij vendimi nga të hetuarit dhe pala mbrojtëse është vënë re se pjesë të tij janë bërë publike në media, në kundërshtim me urdhrin e gjykatës dhe kuadrin ligjor.

Të gjitha personave nen hetim ju është përcjellë kopje e vendimit të gjykatës kundrejt firmosjes së procesverbalit për ruajtjen e sekretit hetimor. Gjë e cila në fakt nuk ka ndodhur, pasi dosja e grupit të Suel Çelës ka dalë "në pazar". Ajo është shpërndarë me shpejtësi në aplikacionet e komunikimit dhe fragmente të caktuara janë publike.

Në përputhje me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të ruajtur sekretin hetimor dhe për të ndaluar publikimin e akteve hetimore, GJKKO në vendimin e saj ka urdhëruar që:

- “26. Bazuar në nenin 103 të K.Pr.Penale urdhërohet ndalimi i publikimit të kërkesës së prokurorisë, përmbajtjes së saj si dhe i akteve që lidhen me çështjen deri në përfundim të hetimeve, si dhe ndalohet tërësisht publikimi i këtij vendimi deri në përfundim të hetimeve paraprake.”

- 27. Mosrespektimi i urdhërimit të përcaktuar në pikën 26 të dispozitave të këtij vendimi përbën vepër penale të përcaktuar në nenin 295/a paragrafi 3 të Kodit Penal, me titull “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

SPAK thekson se mbetet i përkushtuar në garantimin e një procesi hetimor të drejtë, transparent dhe në përputhje të plotë me ligjin, duke mbrojtur të drejtat dhe sigurinë e qytetarëve.

NDALIM PUBLIKIMI TË KËRKESËS SË PROKURORISË, PËRMBAJTJES SË SAJ SI DHE I AKTEVE QË LIDHEN ME ÇËSHTJEN 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u bën thirrje të gjitha mediave dhe aktorëve publikë që të respektojnë Vendimin e Gjykatës se Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), datë 22.11.2024 “Për caktimin e masës së sigurimit personal” për çështjen penale nr. 138 dhe legjislacionin për mbrojtjen e sekretit hetimor. Çdo publikim i paautorizuar jo vetëm dëmton procesin hetimor, por krijon pasoja të rënda për sigurinë e palëve të përfshira dhe integritetin e procesit hetimor.

Në përputhje me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të ruajtur sekretin hetimor dhe për të ndaluar publikimin e akteve hetimore, GJKKO në vendimin e saj ka urdhëruar që:

“26. Bazuar në nenin 103 të K.Pr.Penale urdhërohet ndalimi i publikimit të kërkesës së prokurorisë, përmbajtjes së saj si dhe i akteve që lidhen me çështjen deri në përfundim të hetimeve, si dhe ndalohet tërësisht publikimi i këtij vendimi deri në përfundim të hetimeve paraprake.”

27. Mosrespektimi i urdhërimit të përcaktuar në pikën 26 të dispozitave të këtij vendimi përbën vepër penale të përcaktuar në nenin 295/a paragrafi 3 të Kodit Penal, me titull “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Sqarojmë se, pas dhënies dhe marrjes së kopjeve të këtij vendimi nga të hetuarit dhe pala mbrojtëse është vënë re se pjesë të tij janë bërë publike në media, në kundërshtim me urdhrin e gjykatës dhe kuadrin ligjor. Të gjitha personave nen hetim ju është përcjellë kopje e vendimit të gjykatës kundrejt firmosjes së procesverbalit për ruajtjen e sekretit hetimor.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbetet e përkushtuar në garantimin e një procesi hetimor të drejtë, transparent dhe në përputhje të plotë me ligjin, duke mbrojtur të drejtat dhe sigurinë e qytetarëve.

ME TE LEXUARAT