Mjekët ia prenë shpresat për jetën, aktori i njohur jep lajmin e mirë: Po shërohem nga kanceri!

Showbiz

Mjekët ia prenë shpresat për jetën, aktori i njohur jep

Edhe pse mjeket nuk i dhane shume shpresa per jeten, aktori i njohur Dolph Lundgren ndau lajmin e mire se më në fund ka arritur të fitojë betejën e tij me kancerin.

67-vjeçari prej 9-vitesh u sfidua nga sëmundja, nga e cila mjekët i kishin thënë se nuk i kishte mbetur edhe shumë vite jetë.

Me anë të një postimi në Instagramin e tij, aktori ka njoftuar se këtij udhëtimi të vështirë po i vjen fundi.“Ja ku jam në UCLA, gati të shpëtoj nga ky tumor. Meqenëse nuk ka më qeliza kanceroze në trupin tim, mendoj se po shërohem, kështu që mezi po e pres këtë procedurë të fundit”, tha Lundgren.

Dolph shtoi se ishte një udhëtim i vështirë për të por i vlejti pasi i ka mësuar të vlerësojë jetën. “Ishte një udhëtim i vështirë dhe me të vërtetë më mësoi se si të jetoj dhe të shijoj çdo moment të jetës”.

Krahas videomesazhit ai ka shkruar: “Më në fund pa kancer me mirënjohje dhe emocione për një të ardhme të ndritur. Faleminderit për gjithë mbështetjen tuaj”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion