Aksident i rëndë në Korçë, makina del nga rruga dhe përmbyset

Aktualitet
Aksident i rëndë në Korçë, makina del nga rruga dhe

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë. Një automjet ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe përfunduar i përmbysur.

Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit ka shpëtuar me disa të gërvishtje, ndërsa janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit, duke verifikuar nëse drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë, kushteve të rrugës, apo ndonjë ndikimi të mundshëm nga alkooli.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion