Donin të regjistronin vajzat me dy nëna, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e dy grave lezbike

Aktualitet

Donin të regjistronin vajzat me dy nëna, Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara, dy gratë që u martuan pak javë më parë kërkuan, kërkuan që të regjistrojnë dy vajzat e vogla, binjake, për të pasur dy nëna.

Vajzat H.M dhe A.M, binjake të seksit femër, kanë lindur në 18 janar 2021 në Tiranë. Ato janë vajzat e njërës prej dy grave që u martuan me ceremoni që shkaktoi jo pak zhurmë në kryeqytet.

Dy bashkëshortet femra, kërkuan kohë më parë që vajzat të regjistrohen në gjendjen civile në njësinë administrative numër 2 në Tiranë me dy nëna.

Dy gratë kërkonin të regjistrohen si nëna, me të drejta të barabarta amësie në të njëjtën përbërje me dy vajzat që i konsiderojnë të tyret.

Ceremonia e martesës së zhvilluar në tarracën e Bashkisë së Tiranës shkaktoi jo pak bujë dhe shumë tituj dhe vëmendje nga media ndërkombëtare. Sepse ishte ceremonia e parë e këtij lloji, pavarësisht se e panjohur nga ligji.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion