Sherr për klientët/ Plagoset rënë shqiptari në Greqi, pësoi dëmtime të rënda në tru

Aktualitet

Sherr për klientët/ Plagoset rënë shqiptari në Greqi,

Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur në ishullin Kos të Greqisë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e rrugës “Porphyriou” e cila është e mbushur plot me biznese dhe restorante turistike, ku dy shqiptarë janë konfliktuar “pretenduar” të njëjtët klientë.

Menaxheri i një restoranti ka tentuar të “bindë” turistët kalimtarë të vizitojnë lokalin ku ai punonte, gjë që shkaktoi shpërthimin e pronarit të një biznesi fqinj.

Dy burrat u përplasën egër, teksa menaxheri 31-vjeçar me origjinë shqiptare i një lokali, arriti të rrahë brutalisht kolegun e tij bashkatdhetar. Në fakt, sipas informacioneve, 31-vjeçari ka qenë sportist i sporteve marciale në të kaluarën.

Rezultat i sherrit ishte plagosja e rëndë e pronarit të biznesit tjetër, i cili fillimisht u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Kos për t’iu dhënë ndihma e parë pasi kishte lëndime në kokë, më pas iu rivlerësua gjendja dhe u dërgua në spitalin e Rodos ku po trajtohet në repartin e kujdesit intensiv me dëmtime të rënda në tru.

31-vjeçari shqiptar është arrestuar nga Policia dhe ndodhet në paraburgim, si dhe 2 bashkatdhetarë të tjerë që kanë marrë pjesë në sherr.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion