Zbulohet një parcelë me kanabis në Fushë Krujë, arrestohet 60-vjeçari

Aktualitet

Zbulohet një parcelë me kanabis në Fushë Krujë,

Një parcelë me kanabis është zbuluar nga Policia e Krujës, ku ishin të mbjella 80 bimë, teksa si rezultat është arrestuar një 60-vjeçar. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Plant 4” është vënë në pranga shtetasi R. Xh., banues në Halil të Fushë Krujës

“Gjatë kontrolleve në vendin e quajtur “Fusha e Mejdanit”, është konstatuar një parcelë me 4 ambiente të përshtatura për kultivim, ku u gjetën 80 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të dyshuara të kultivuara nga shtetasi R. Xh. Një pjesë e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion