U zhduk gjatë pushimeve në ishullin grek të Symit! Gjendet i vdekur gazetari i BBC, dyshohet se...

Bota
U zhduk gjatë pushimeve në ishullin grek të Symit! Gjendet i

Gazetari i BBC, Michael Mosley, i cili kërkohej prej së mërkurës, pasi u zhduk në rrethana të mistershme, u gjet në zonën Agjia Marina të ishullit grek Simit, ku ishin përqendruar edhe kërkimet e ekipeve të ndihmës së shpejtë.

67-vjeçari, ishte larguar në mesditë nga shtëpia e miqve ku ndodhej për të shëtitur dhe më pas nuk u kthye më.

Për gati 100 orë të afërmit dhe ekipet e shpëtimit kanë kërkuar në zona të ndryshme të ishullit por vetëm mëngjesin e së dielës është gjetur trupi pa jetë i tij.

Pritet edhe raporti i mjekut ligjor që të zyrtarizojë vdekjen e tij e cila duket se është shkaktuar nga rënia e tij nga një shkëmb prej një lartësie të konsiderueshme./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion