Do udhëtoni drejt Belgjikës? TIA publikon kushtet që duhen plotësuar

Aktualitet

Do udhëtoni drejt Belgjikës?  TIA publikon kushtet që duhen

Aeroporti Kombëtar i Tiranës ka njoftuar të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Belgjikës për kushtet e vendosura për shkak të koronavirusit.

Të gjithë qytetarët që nuk janë rezidentë në Belgjikë, duhet të paraqesin në aeroport certifikatën e vaksinës, testin PCR ose provën e kalimit të infeksionit e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Ndërsa për udhëtarët jo resident në Belgjikë, duhet të testohen ditën e parë ose të dytë, të testohen sërish në ditën e 7-ë ose të paraqesin provë të shërimit nga infeksioni.

Njoftimi i Aeroportit Kombëtar të Tiranës:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Belgjikës

Të gjithë përsonat që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Belgjikës dhe që nuk janë rezident në Belgjikë duhet:

Të jenë të pajisur me Çertifikatën e Vaksinës ose Testin PCR
Të testohen përsëri në ditën e 7
Të paraqesin provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Të gjithë përsonat që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Belgjikës dhe janë rezident Belgjikë duhet:

Të testohen në ditën e parë ose të dytë.
Të testohen përsëri në ditën e 7
Të paraqesin provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Fëmijët nën moshën 12 vjeç përjashtohen nga detyrimi i testit molekular.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion