Përballja me San Marinon, zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare

Sport

Përballja me San Marinon, zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare

Shqipëria luan në 20:45 ndeshjen e radhës në eliminatoret e Europianit, teksa përballë në “Elbasan Arena” ka modestët e San Marinos.

Ndaj Polonisë dhe Hungarisë ishin ndeshje shumë intensive dhe të lodhshme dhe në këtë betejë të fundit, të lehtë në letër Reja ka vendosur të bëjë ndryshime.

Para pak çastesh janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Berisha ulet në stol dhe Strakosha rikthehet mes katërkëndëshit. Para tij risia është Enea Mihaj, teksa Ismajli ulet në stol.

Në mesfushë rikthehen Bare dhe Laçi, të ndëshkuar më kartonë me Poloninë dhe në tribunë me Hungarinë. Krahët i mbulon dyshja klasike Hysaj-Trashi teksa në sulm Reja ka zgjedhur Manajn dhe Uzunin. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion