I riu vjedh me stil në argjendarinë në Gjirokastër, kamerat kapin momentin kur merr byzylykun e floririt
Lajmifundit
/
8 September 2021, 19:51
Aktualitet

Një vjedhje “sy për sy” ka ndodhur në një argjendari në Gjirokastër. Nga pamjet e siguruara shihet momenti kur një person futet si klient për të blerë dhe vjedh një byzylyk floriri.
Me qetësi ai merr byzylykun nga kutia dhe e fut në xhep. Kamerat e sigurisë në argjendari kanë filmuar të gjithë skenën dhe pamja e autorit është e qartë.
Pasi merr byzylykun e kushtueshëm, hajduti largohet i qetë nga dyqani. Ndërkohë, pronarët kanë bërë denoncim në polici për vjedhjen./ABC


