“Do të vras nëse nuk më kthen borxhin 30 mijë euro”! Tre vëllezërit erdhën nga Librazhdi dhe kërcënuan të riun. DETAJE

Aktualitet

“Do të vras nëse nuk më kthen borxhin 30 mijë

Vijon të jetë në kërkim nga Komisariati nr 4 vëllai i Ersi Cekanit, ky i fundit i arrestuar një ditë më parë në kuadër të Operacionit të koduar “Pretendimi”.


Ka qënë një i ri i cili ka kallëzuar pranë policisë se kërcënohej nga Cekanit për një borxh të pashlyer.
I arrestuari bashkë me dy vëllezërit e tij, njëri ende në kërkim, prej kohësh kanë kërcënuar të riun duke pretenduar se u ka një borxh prej 30 mijë eurosh marrë në Spanjë. Policia po verifikon dhe burimin e të ardhurave.


Cekani i dërgonte mesazhe duke i thënë se do e vriste të riun nëse nuk i kthen lëkët që i ka borxh. Madje Cekani e ka ndjekur duke i fotografuar dhe banesën si formë kërcënimi.

Ditën e djeshme 3 vëllezërit nga Librazhdi kanë marrë 3 shokë të tjerë dhe kanë ardhur për të kërcënuar sërish të riun. Në pranga përfundoi Ersi Cekanit, në kërkim u shpall vëllai i tij. Ndërsa vëllai i tretë së bashku me 3 shokët e tjerë u proceduan në gjëndje të lirë.
3 vëllezërit nga Librazhdi janë me precedent kriminal për armëmbajtje pa leje dhe vepra të tjera penale.

ME TE LEXUARAT