Do të shisnin armë në Tiranë, Policia arreston në flagrancë dy të rinjtë

Aktualitet

Do të shisnin armë në Tiranë, Policia arreston në

Goditet një tjetër rast i trafikimit të armëve të zjarrit, me qëllim shitjen. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Suspend 1”.

Si rezultat e të cilit arrestuan shtetasit D. N., 21 vjeç dhe A. S., 24 vjeç, të dy banues në Fier.


Gjatë kontrollit fizik të 21-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilën dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në Tiranë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion