"Do të përballen me dëbim"/ Ambasada amerikane në Tiranë njofton rregullin e ri për udhëtarët me viza!
Lajmifundit
/
28 Mars 2025, 18:36
Aktualitet

Ambasada amerikane në Tiranë përmes një njoftimi në “X” ka dhënë informacione të rëndësishme për personat që duan të vizitojnë vendin me viza.
Ambasada njofton se nëse një person i huaj thyen ligjin në tokën amerikane, ata mund të mos lejohen më kurrë që të hyjnë në SHBA.
“Të huajt që shkojnë në SHBA, qofshin ata edhe studentë mund të përballen me refuzim të vizave, revokim të tyre ose edhe dëbim”, njofton Ambasada.


