“Do ia bëjmë Tiranën ferr”, Berisha premton protesta të forta në kryeqytet kundër kryeministrit Edi Rama

Aktualitet

“Do ia bëjmë Tiranën ferr”, Berisha premton protesta

Me 10 shkurt Sali Berisha i ka ftuar të protestojnë kundër Edi Rames, por demokratet janë lodhur me xhiro ne bulevard dhe i kërkojnë që të qëndrojë në shesh.

“Kjo është një kërkesë jashtëzakonisht e drejtë por kjo kërkon nga secili nga ne që të bindim gjithnjë e më shumë qytetarë se qëndrimi në shesh për aq kohë sa ta largojmë regjimin është rruga më e sigurt e fitores tonë”, u shpreh Berisha.

Skenari i protestës  mbetet i njejtë. Demokratet do stacionohen poshtë zyrës së Edi Ramës në Kryeministri. Zhvendosja në Surrel nuk është në planet e doktorit, ndërsa  greva e deputetëve mbetet sërish opsion.

“Do ia bëjmë ferr Tiranën. PD në plan gjitha format e mosbindjes civile dhe është në zbatimin e tyre”,tha Berisha.

Kërkon te bashkohen në një front opozitar kundër Edi Ramës edhe me partitë e reja që nuk i ka në krah. Por, Agron Shehaj refuzon bashkimin me Sali Berishën.

“Pyesni Agron Shehajn që krahason PD me PS. Nuk është bashkëqeverisje por bashkim për largimin e të keqes”, tha ai.

Vija të kuqe nuk ka vetëm Agron Shehaj. Dera e tij mbetet e mbyllur për Lulzim Bashën, Enkelejd Alibeaj dhe Bamir Topin.

“Pseudointelektual, PD  i dha çdo mundësi, menduan për pasurimin dhe shkarkimin e PD”, tha Berisha.

Jo vetëm ish-zyrtarët e partisë, por edhe ndërkombëtaret nuk i ka me vete ne betejën e tij.

Mbështetësit kritikuan serish deputët e listës së mbyllur por Berisha i mbrojti. Në prill e gjithë partia futet në zgjedhje, nga kryetari tek qeliza baze, por bëri  të qartë se nga  primaret nuk heq dore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion