Gjetja e Igli Tares, Milani paguan 9.5 milion euro për fantazistin 20-vjeçarë të Italisë

Sport

Gjetja e Igli Tares, Milani paguan 9.5 milion euro për fantazistin

Alphadjo Cisse do të jetë futbollisti më i ri i Milan. Igli Tare ka siguruar edhe shërbimet e fantazistit 20-vjeçar, por ai do të bashkohet me kuqezinjtë në fund të këtij sezoni.

Kartoni i Cisse është në pronësi të Hellas Verona, por italo-afrikani është i huazuar në Serie B te Catanzaro, deri në fund të sezonit. Për shërbimet e tij, Milan do të paguajë 8 milionë euro fikse dhe 1.5 milionë të tjera në formë bonusesh.

Kujtojmë se 19-vjeçari e ka nisur karrierën e tij në Itali me Giorgione Calcio Juniores, ndërsa me Veronën u bashkua në vitin 2020. Ai numëron edhe 2 ndeshje me përfaqësuesen U21 të Italisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion