AKU tërheq nga tregu një sasi qumështi formulë: Është i kontaminuar

Aktualitet

AKU tërheq nga tregu një sasi qumështi formulë:

Siguria në qumështin artificial, apo formula që përdoret për bebet është në pikëpyetje. Pas alertit se një sasi qumështi për bebe e kompanisë NESTLE, ishte i kontaminuar me toksinën cereulide, AKU ka njoftuar se edhe qumështi APTAMIL përmban të njëjtën toksinë, e cila konsiderohet e dëmshme për shëndetin e bebeve.

Për të garantuar tërheqjen e produktit, Autoriteti kombëtar i Ushqimit ka nxjerr në terren të gjithë inspektorët e saj, ndërsa apelon që nëse dikush e ka blerë këtë produkt ta kthejë menjëherë.

E gjithë Europa është një alert sa i takon qumështit formulë për bebe dhe disa kompani kanë tërhequr nga tregu produktet e tyre për të shmangur dëmet në shëndetin e bebeve nga përdorimi i tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion