Ditë me diell e temperatura të larta, parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktualitet

Ditë me diell e temperatura të larta, parashikimi i motit për

Shqipëria do të vijojë dhe sot të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme duke gjeneruar kështu mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Pjesa më e madhe e ditës do të jetë më diell, ndërsa vranësirat do të jenë prezente kryesisht në zonat malore në pjesën e mesditës.

Temperaturat priten të shkojnë nga 19 deri në 32 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare, era do të jetë më e theksuar, duke arritur hera-herës deri në 14 m/s.

Deti do të paraqitet me dallgëzim të ulët deri mesatar, 1 deri në 3 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion