Donald Trump bën lëvizjen e radhës: E kemi një plan nëse regjimi iranian bie

Bota

Donald Trump bën lëvizjen e radhës: E kemi një plan

Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur një plan në rast të rrëzimit të regjimit iranian.

I pyetur nga gazetarët për mundësinë e një skenari të tillë, Trump u përgjigj shkurt: “Ne kemi një plan për gjithçka, por do të shohim se çfarë ndodh.”

Pa dhënë detaje të mëtejshme, ai shtoi: “Ndoshta do të përfundojë shumë shpejt.”

Deklarata e Trump vjen në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme janë

përshkallëzuar ndjeshëm, me Iranin që përballet me presione të mëdha nga brenda dhe jashtë.

Administrata e tij është shfaqur aktive në koordinimin me Izraelin dhe aleatë të tjerë për të përballuar situatën, ndërsa retorika ndaj Teheranit është ashpërsuar javët e fundit.

Fjalët e Trump nënkuptojnë se Uashingtoni është i përgatitur për çdo zhvillim të papritur në Teheran, përfshirë edhe skenarin e rrëzimit të regjimit aktual.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion