Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Meta shkruan mesazhin reflektues

Ditën e sotme, Nënë Tereza ka vitin e 5 të Shenjtërimit. Për këtë ditë nuk ka munguar reagimi nga presidenti i vendit, Ilir Meta. Përmes një postimi në Facebook, presidenti shkruan një mesazh reflektimi.
"Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, krenarisë tonë kombëtare, shembulli i saj i jashtëzakonshëm i dashurisë në veprim, solidaritetit dhe humanizmit vjen si mesazh frymëzues dhe reflektimi për më pak fjalë dhe më shumë vepra për ndërtimin e një Shqipërie më të dhembshur dhe njerëzore, ku çdo qytetar në nevojë gjen ndihmë, përkrahje, zgjidhje të halleve, përfshirje sociale, shanse dhe mundësi të barabarta. Të krenohesh me Shën Terezën, së pari duhet të jetësosh veprën e saj",shkruan Meta.

Për 5-vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës ka reaguar edhe kryeministri Rama, kryedemokrati Lul Basha.


