Panine dhe gjysmë proshutë për 5 euro, ja çfarë i bënë pasagjeres në avion

Një pasagjere në avion është përballur me një situatë që e ka shokuar. Aimee Woods ka treguar se po udhëtonte me avionin “Ryanair”, ndërsa një moment kishte uri. Për shkak të fluturimit të gjatë, ajo ishte e detyruar që të blinte në avion diccka për të ngrënë.
Aimee tha se pagoi 5 euro e 50 cent për të blerë një sandëich, ndërsa u zhgënjye nga ajo që pa. Brenda kishte vetëm gjysmë proshute, në një panine të madhe. “Nuk kishte as ketchup, as domate dhe sigurisht asnjë gjethe marule për t’i dhënë një cilësi strukturore sandviçit”, u shpreh pasagjerja.
Por kjo nuk është hera e parë që shërbime të tilla abuzojnë me pasagjerin.


