Në kërkim për kërcënim me vdekje, arrestohet në Itali 36-vjeçari shqiptar

Aktualitet

Në kërkim për kërcënim me vdekje, arrestohet në

Policia e Romës ka bërë të mundur arrestimin e një 36-vjeçari shqiptar, i shpallur në kërkim për kanosje për dhënie të pasurisë. Sipas policisë, shqiptari në kërkim ndërkombëtar, para 3 vitesh iu caktua masa arrest në burg, në mungesë. Policia ka bërë me dije se ai 4 vite më parë kërcënoi një shtetas për vdekje, nëse nuk do i jepte 10 mijë euro

“Interpol Tirana/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë, 36-vjeçari.

Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma/Itali, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në Itali, me qëllim ekstradimi vendit tonë, i shtetasit shqiptar: B. A., 36 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 24.05.2018 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.  

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Më datë 24.03.2017, në vendin e quajtur “Sheq i Madh”, Fier, shtetasi B. A. dyshohet se ka shtrënguar me anë të kanosjes ose dhunës, shtetasin E. B., duke e kërcënuar se do ta vriste, nëse ai nuk do t’i jepte brenda dy muajve, shumën 10.000 euro”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion