Dita e pestë e bllokimit të aksit Librazhd-Prrenjas, banorët vendosin sinjalistikë orientuese në rrugët alternative

Aktualitet

Dita e pestë e bllokimit të aksit Librazhd-Prrenjas, banorët

Në ditën e pestë të bllokimit të rrugës Librazhd-Prrenjas, banorët e fshatit Spathar në Librazhd kanë vendosur vetë sinjalistikë orientuese dhe paralajmëruese.

Sinjalistikat me emrin e destinacioneve janë vendosur në segmentin rural Spathar-Rruga Antike Egnatia-Dardhë-Hotolisht, i cili po përdoret si rrugë alternative pas bllokimit të aksit kombëtar Librazhd-Prrenjas.

Ndërkohë, kujtojmë që shembja në aksin Librazhd-Prrenjas ka sjellë vështirësi të mëdha për banorët, të cilët janë të detyruar të përdorin rrugën alternative, gati të rrezikshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion