Dita e Mësuesit, Rama uron 7 Marsin me foton e veçantë: Të kujtojmë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

Aktualitet

Dita e Mësuesit, Rama uron 7 Marsin me foton e veçantë: Të

Kryeministri Edi Rama ka uruar festën e 7 Marsit, Ditën e Mësuesit.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka ndarë pamje nga
një takim me nxënës nga Manastiri.

“MIRËMËNGJES dhe me energjinë e fëmijëve nga Manastiri, që na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës, ju uroj Gëzuar 7 Marsin dhe fundjavë të mbarë”, shkruan ai.

Sot festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit, një ditë simbolike kushtuar nderimit dhe vlerësimit të mësuesve për kontributin e tyre në arsimimin dhe formimin e brezave të rinj.

Kjo festë shënohet në të gjitha shkollat dhe universitetet me aktivitete, koncerte dhe programe festive.

ME TE LEXUARAT